
Shoqata e familjarëve të viktimave të tragjedisë së 9 janarit, bëjnë kallëzim në SPAK. Familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen para përgjegjësisë së ish-zyrtarëve të Policisë së Vlorës dhe Ministrisë së Brendshme.
Ata pretendojnë se familjarët e tyre janë trafikuar nga njerëz të veshur me pushtet dhe se ish-funksionarët nuk kanë organizuar operacion kërkim-shpëtimi, ndonëse kishin dijeni për gomonen.
Më 9 janar të vitit 2004, për shkak të detit të trazuar, në gjirin e Vlorës u përmbys një gomone që transportonte disa shqiptarë që synonin të kalonin ilegalisht në Itali.
Bilanci i viktimave ishte tejet i rëndë me 21 persona të mbytur zyrtarisht, dhe 8 të tjerë që ende rezultojnë të zhdukur, pasi trupat nuk u gjetën kurrë. (A2 Televizion)