Pasagjerë të një avioni në Nepal janë detyruar që të zbresin dhe të shtyjnë mjetin, pasi një nga gomat e tij u shpua.
Avioni ngeli në aeroportin Bajura, në Kolti, pasi bëri një ulje të vështirë. Por, duke qenë se aeroporti nuk kishte infrastrukturën e duhur në pistë, u desh që pasagjerët ta shtynin atë për të liruar pistën për avionët e tjerë.
“Vetëm në Nepalin tonë mund të ndodhë që të shtyhet avioni”, tha një prej pasagjerëve. (A2 Televizion)