1000 zjarrfikës në luftë me flakët, Portugalia mes zjarreve të “ferrit”

Nga A2 CNN
9 Gusht 2023, 07:53 | Bota

Vijon të jetë tepër e rënduar situata si pasojë e vatrave të zjarrit që tashmë janë përhapur në shumë zona të Portugalisë.

Më shumë se 1000 zjarrfikës po punojnë për shuarjen e flakëve, teksa është urdhëruar evakuimi i më shumë se 1400 personave, jeta e të cilëve rrezikohet seriozisht.

Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar dhe helikopterë dhe avionë, teksa kontribut për të vënë flakët në kontroll po japin dhe banorët.

Vatra më e madhe paraqitet në pyjet pranë qytetit të Odemira, aty ku janë djegur dhe 7 mijë hektarë me shkurre dhe pemë.

Flakët janë ndihmuar të përhapen nga temperaturat e larta dhe era, teksa moti i nxehtë pritet të vijojë dhe për ditët në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos