102 orë nën gërmadha: Shpëtohet familja me 6 anëtarë, ekipet e kërkimit s’i mbajnë dot lotët

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2023, 13:00 | Bota
102 orë nën gërmadha: Shpëtohet familja me 6

Edhe pse u bënë disa ditë tashmë që nga e hëna kur Turqia dhe Siria u goditën nga dy tërmete të fuqishme, për fat të mirë njerëz të gjallë vijojnë të nxirren nga rrënojat.

Rasti i radhës shpresëdhënës vjen nga Hatay, zona më e prekur nga tërmeti në Turqinë jugore, ku ekipet e shpëtimit arritën të shpëtonin gjashtë anëtarët e një familjeje. Ata kishin qëndruar nën rrënoja për 102 orë.

https://twitter.com/yenisafak/status/1623956001018769408?s=20&t=nkJh4gsZXk3EJpMGbvHSlg

Sipas raportimeve, të gjashtë personat e shpëtuar u gjetën të grumbulluar në një batanije, në një hapësirë ​​të vogël të mbetur brenda banesës së tyre të dëmtuar.

Sapo anëtarët e parë të familjes nisën të liroheshin, ekipet e shpëtimit nuk mundën t’i mbanin lotët. Bëhet fjalë për një çift dhe katër fëmijët e tyre (nga 15 deri në 24 vjeç). Tashmë vijojnë përpjekjet për të çliruar edhe familjarët e çiftit që banonin në banesën përballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos