Tërmetet vdekjeprurëse, SHBA-ja lehtëson sanksionet për ndihmat humanitare për Sirinë

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2023, 12:55 | Bota
Tërmetet vdekjeprurëse, SHBA-ja lehtëson sanksionet për

SHBA-ja ka lehtësuar sanksionet ndaj Sirisë për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën Turqinë juglindore, që shkaktuan mijëra viktima nga të dyja anët.

Departamenti Amerikan i Thesarit lëshoi një licencë të enjten që autorizon për 180 ditë të gjitha transaksionet që lidhen me dërgesat e tërmetit.

Ndihma e parë e Kombeve të Bashkuara e përbërë nga gjashtë kamionë që transportonin ilaçe, batanije, tenda dhe kapanonë strehimi të OKB-së kaluan përmes kalimit Bab al-Haëa nga Turqia në Sirinë veriperëndimore të enjten. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/10/sizmologu-italian-termetet-e-zhvendosen-anadollin-deri-ne-10-metra/
https://a2news.com/2023/02/10/shba-akordon-85-milione-dollare-ndihma-per-turqine-dhe-sirine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos