110 banesa me prezencë uji në Shkodër, kërkohen ushqime dhe çizme

Nga A2 CNN
27 Janar 2023, 08:37 | Aktualitet
110 banesa me prezencë uji në Shkodër, kërkohen ushqime dhe

Pavarësisht një përmirësimi të kushteve të motit, situata e krijuar nga përmbytjet në disa zona vijon të jetë e rënduar.

Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1400 Ha, ku pjesa më e madhe ndodhet në njësinë administrative Ana e Malit.

Rruga e Obotit ka prezencë uji, ndërkohë që ujësjellësi Oblika 1 vijon të jetë jashtë funksionit.

Aktualisht, ka prezencë uji në oborre, stalla e garazhe në 110 banesa në Muriqan, Xhakaj, Kurtaliaj e Gallube.

Emergjenca Civile ka kërkuar pako me ushqime për banorët e bllokuar, bazë ushqimore për blegtorinë, si dhe 50-60 palë çizme për Obotin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos