Holokausti dhe antisemitizmi në paralele me historitë e shpëtimit të hebrenjve

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 14:11 | Aktualitet
Holokausti dhe antisemitizmi në paralele me historitë e shpëtimit

Në ditët ndërkombëtare të kujtesës, akademikët dhe politika janë bërë bashkë për një nga kapitujt më të bukur të historisë sonë. Jo vetëm tek Akademia e Shkencave, por edhe në Parlament është rikthyer e shkuara, me bashkëjetesën e hebrenjve dhe shqiptarëve.

Konferencës shkencore të mbajtur në Akademinë e Shkencave, si dhe ceremonisë për nderimin e disa hebrenjve që kanë kontribuuar për promovimin e Shqipërisë, në këto ditë ndërkombëtare të kujtesës, edhe nga Kuvendi i Shqipërisë janë dhënë mesazhe.

Pas këtyre mesazheve, sa politike po aq edhe diplomatike, Akademia ka vijuar me ceremonitë e nderimit të hebrenjve dhe ka dhuruar koleksionin e dokumenteve për Yad Vashem. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/25/dita-nderkombetare-e-kujteses-historia-qe-ben-bashke-shqiptaret-dhe-hebrenjte-ne-luften-e-dyte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos