
Tkurrja e popullsisë në qytetin e Ersekës, është shoqëruar edhe me tkurrjen e fortë të mjekëve specialistë në spitalin bashkiak të këtij qyteti.
Në fakt fjala tkurrje nuk përshkruan gjendjen reale, pasi në spital mungojnë mjekët specialistë për të cilët kanë nevojë 5 mijë banorët e Ersekës.
Në mungesë të mjekëve specialistë dhjetëra qytetarë detyrohen të udhëtojnë çdo ditë drejt spitalit rajonal të Korçës për të kryer vizitat.
Ndërsa drejtoria e spitalit shprehet se vendet vakantë janë njoftuar, por mungon interesimi për të shërbyer në spitalin e Ersekës.
Edhe pse kjo bashki ka përfituar disa investime në infrastrukturë, sigurimi i mjekëve duket si një mision i pamundur prej disa vitesh. (A2 Televizion)