110 vite pavarësi, rrugëtimi i shqiptarëve drejt një shteti të pavarur

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2022, 19:18 | Aktualitet
110 vite pavarësi, rrugëtimi i shqiptarëve drejt një shteti

Ishte nëntori i vitit 1912 kur Shqipëria synonte dhe u shpall e pavarur. Këtë rrugëtim të shqiptarëve për pavarësi risjell në vëmendje Akademia e Shkencave. Një rrugëtim historik që vijoi edhe më gjatë se nëntori i 1912-ës do ta konsideronte në fjalën përshëndetëse kreu i Akademisë sonë të Shkencave.

Për kreun e Akademisë së Kosovës, i cili ndonëse jo i pranishëm, ishte me ligjëratën e tij në këtë konferencë, 28 nëntori është një datë përbashkuese. Në këtë konferencë shkencore gjejmë në ligjërime dhe profesor Mateo Mandala, i cili mes arbëreshëve përcjell gëzimin e përtejdetit për 28 nëntorin e 1912-ës.

Përbashkuese mbetet ende sot dita e pavarësisë për shqiptarët në botë, që ngrenë flamurin si shenjë e dëshmisë për mëvetësinë e Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos