12 Qershori që çliroi Kosovën, Mal Berisha: Isha në bazën e Fort Dix, një nga momentet më emocionale që mund të përjetohen

Nga A2 CNN
12 Qershor 2020, 12:55 | Kosova
12 Qershori që çliroi Kosovën, Mal Berisha: Isha në

Dita e 21 qershori të vitit 1999 vështirë se mund të harrohet nga të gjithë shqiptarët. Kosova çlirohet falë ndërhyrjes së forcave të NATO-s, dhe nga makthi i persekutimit të regjimit serb të Millosheviçit.

Mal Berisha, Ish- ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, ka një përjetim të veçantë të asaj date të shënuar. “E përjetova në një cep tjetër të botës, në bazën ushtarake amerikane të Fort Dix, në Nju Jersey. Kapanonet e bazës ishin boshatisur nga ushtarët, dhe prisnin rreth 20 mijë refugjatë kosovarë që ndodheshin ne dy kampet e Stankovacit dhe Bllacës. Momenti kur ata u  priten nga amerikanet ishte një nga momentet më emocionale që mund të përjetojë njeriu, ata persona të lodhur dhe drobitur nga përndjekja, u pritën nga Hillary Clinton dhe guvernatorja e shtetit. Baza nuk i quante ata refugjatë por mysafirët tanë të dashur. Vetëm 6500 erdhën si përfundim, për shkak të ndërprerjes së luftë. Ne prej aty përjetonin tragjedinë individuale të personave. Isha i angazhuar me agjencitë e emigracionit dhe Ligën qytetare shqiptaro-amerikane, merrnim çdo ditë rrëfimet e tyre, që ishin nga më prekëset”, kujton Berisha.

Sulmi ajror nga Aviano i Italisë duhej të mbahej lart edhe në opinionin publik amerikan, “sepse shumë pyesnin pse djali im duhet të rrezikojë jetën në një vend të largët si Kosova”. Për këtë arsye, lobi shqiptare në SHBA, ndërmori një fushatë mediatike të fuqishme, krahas asaj humanitare.

Berisha në atë kohë morri pjesë në debate të gjata në mediat amerikane. “Kanali CN8, që mbulon rreth 110 milionë persona në pjesën lindore te Amerikës, kreu një cikël emisionesh të drejtpërdrejta ku kishim përballë me lobet serbe, profesorë universitarë, me pikëpamje  pro dhe kundra ndërhyrjes së NATO-s”.

https://a2news.com/2020/06/12/dita-e-clirimit-te-kosoves-21-vite-nga-nderhyrja-e-nato-s-paqeruajtesit-ende-prezente/

Duke u rikthyer në aktualitet, sot Kosova e pavarur është ende e kushtëzuar nga bisedimet me Beogradin, ku Uashingtoni duket sikur po shtyn drejt një marrëveshje.  Berisha është i qartë në këtë pikë. “Unë besoj te qëllimet e mira, por sipas meje ulja në tryezën e dialogut me Serbinë në kushte jo të barabarta nuk e favorizon arritjen e një marrëveshje. Nuk mund të hiqen kushtet  që vijnë nga Kosova, duke pranuar vetëm ato që imponon Serbia. Kosova kur të ulet duhet të jetë dinjitoze, me kërkesa që nuk bëjnë lëshim të kërkesave të një vendi të pavarur dhe anëtar i Kombeve të Bashkuara”, thotë Berisha për A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos