Në Shqipëri, 13 të testuar deri më tani, asnjë rast i konfirmuar me koronavirus

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2020, 21:16 | Sociale
Në Shqipëri, 13 të testuar deri më tani, asnjë rast i

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se këtë të martë janë testuar edhe 5 persona të tjerë, të dyshuar se ishin të infektuar me koronavirusin, Covid-19, por asnjë prej tyre nuk ka dalë pozitiv.

Numri i të testuarve deri tani arrin në 13, ndërsa autoritetet shqiptare konfirmojnë se deri në këto momente, nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit Covid-19, në vendin tonë. Të gjithë personat e testuar kanë qenë me histori udhëtimi në vendet e prekura nga koronavirusi.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike”, thotë Ministria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos