13 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
14 Tetor 2021, 19:10 | Ballkani
13 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut regjistroi 13 viktima të tjera nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Në buletinin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë mësohet se 421 persona rezultuan të infektuar nga 4892 testime të kryera.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi ka arritur tashmë në 6,888, ndërsa raste aktive mbeten 6,602.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se Maqedonia e Veriut e ka kaluar valën e fortë të koranavirusit dhe se për momentin nuk pritet ndonjë valë e re. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos