Tërmet i fuqishëm në Kretë, lëkundjet zgjasin më shumë se 20 sekonda

Nga A2 CNN
12 Tetor 2021, 11:35 | Ballkani

Një tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.3 të shkallës rihter shkundi ishullin popullor të Kretës, duke nxitur edhe alarmin për tsunami. Lëkundja u regjistrua në bregdetin jug-lindor, pranë Zakros, në thellësinë e 10 km.

Mediat vendase raportojnë se një Kishë u shemb në komunën e Sitia, ku janë dëmtuar edhe godina të tjera të vjetra. Tërmeti u ndje në të gjithë Kretën dhe në ishuj të tjerë të Egjeut, ndërsa në kryeqytetin Iraklio, banorët dolën të frikësuar nëpër rrugë. Lëkundje të tjera më të vogla po vijojnë të regjistrohen në zonë.

Deri me tani nuk ka raportime për viktima apo të lënduar. Autoritetet thanë se policia dhe ekipe zjarrfikëse po kontrollojnë për dëme të mundshme godinat në juglindje të ishullit. Vetëm disa javë më parë, Kreta u godit nga një tjetër tërmet i fuqishëm që i mori jetën 1personi e dëmtoi qindra godina. Ekspertët thanë se dridhja e fundit e tokës, nuk kishte lidhje më tërmetin e regjistruar ne shtator. (A2 Televizion)

https://youtu.be/zS_lSqwprmM

A2 CNN Livestream

Latest Videos