Vuçiç zbulon një bisedë mes Ramës dhe presidentit bullgar në Samitin e Bërdos

Nga A2 CNN
6 Tetor 2021, 19:14 | Ballkani
Vuçiç zbulon një bisedë mes Ramës dhe presidentit

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, zbuloi për mediat e vendit të tij, atë që ishte diskutuar në Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor.

Vuçiç dhe kryeministri Albin Kurti zhvilluan një takim të veçantë, në praninë e Angela Merkel dhe Emmanuel Macron. Por Vuçiç, zbuloi edhe një bisedë të zhvilluar mes kryeministrit Rama dhe presidentit bullgar Rumen Radev.

“Fola me Macron për një kohë të gjatë, pata një përvojë pozitive. Ata nuk na dhanë datë. Rama pati një diskutim me Radev dhe ishte për personat që kërkojnë nënshtetësi bullgare. Macron mbajti një fjalim pozitiv për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor”, tha Vuçiç në një konferencë për mediat pas mbylljes së punimeve të samitit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos