
Kjo është një përmbledhje e zhvillimeve kryesore më të fundit në ditën e 14-të të pushtimit rus ndaj Ukrainës. (A2 Televizion)
- Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore njoftoi se ka humbur kontaktet me sistemin e Çernobilit, pa specifikuar se çfarë rrezikon të sjellë kjo situatë.
- Pas tre raunde bisedimesh mes Ukrainës dhe Rusisë që kanë arritur pak drejt marrëveshjes së përfundimit të luftimeve, nesër pritet të mbahet takimi i nivelit më të lartë mes dy palëve.
- Zyrtari i Pentagonit ka thënë se forcat ushtarake të Moskës, nuk kanë mundur t’i afrohen dot qendrës së kryeqytetit, ndërsa po përpiqen ta sulmojnë atë nga lindja.
- Grupi militant ISIS reagoi për herë të parë për luftën në Ukrainë duke e cilësuar atë një “ndëshkim hyjnor” për Perëndimin dhe shpreson që ajo të shkatërrojë armiqtë e Islamit.
- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri edhe një herë thirrje vendeve aleate që të mbyllin hapësirën ajrore të vendit të tij, për të shmangur atë që ai e quajtur katastrofë njerëzore.
- Bashkimi Europian ka miratuar një paketë të katërt sanksionesh kundër Rusisë, si përgjigje për pushtimin e Ukrainës. Nga sanksionet e fundit janë goditur 160 oligarkë dhe politikanë rusë e banka bjelloruse.
- Volodymyr Zelensky duhet të njohë Krimenë si territor rus, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, duke komentuar gatishmërinë e Presidentit të Ukrainës për të diskutuar për statusin e gadishullit të aneksuar që në vitin 2014.
- Këshilli bashkiak i Mariupolit ka denoncuar se Rusia ka bombarduar një spital fëmijësh dhe një maternitet në qytetin e Mariupolit.
- Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë me dije se 516 civilë janë vrarë që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë. Nga raportimi i fundit i OKB-së ditën e hënë, ka një rritje prej 42 viktimash.
- Një tjetër sulm ajror ka goditur një ndërtesë civile dhe termocentralin në Zhytomyr në Ukrainë. Lajmi është konfirmuar nga kryebashkiaku i qytetit, Serhii Sukhomlyn, përmes ndy videove të postuara në rrjetet sociale.