“14 maji”, SHBA: Të sigurohen zgjedhje transparente, të lira dhe të sigurta! Do ju vëzhgojmë

Nga A2 CNN
12 Maj 2023, 16:23 | Politikë
“14 maji”, SHBA: Të sigurohen zgjedhje transparente, të

Kur kanë mbetur 2 ditë nga zgjedhjet vendore të 14 majit, ambasada Amerikane në Tiranë ka një mesazh të rëndësishëm, ku iu drejtohet partive politike dhe autoriteteve shqiptare që të garantojnë një proces zgjedhor të rregullt.

Në reagim thuhet se tashmë gjithçka është në dorën e qytetarëve duke theksuar se do të respektojnë vullnetin e popullit shqiptar për demokraci të fortë.

Ashtu si kurse edhe në çdo zgjedhje, SHBA bën me dije se do të jetë aty për të vëzhguar.

“Të dielën, qytetarët shqiptarë do të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike më themelore – të votojnë për udhëheqësit dhe të ardhmen e tyre. Ambasada e Shteteve të Bashkuara u bën thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve që të sigurojnë që veprimtaritë zgjedhore të kryhen në përputhje me ligjin shqiptar dhe me standardet ndërkombëtare. Autoritetet shqiptare duhet të sigurojnë që zgjedhjet të jenë transparente, të lira dhe të sigurta. Ashtu si në procese të mëparshme, përfaqësues ndërkombëtarë, përfshirë nga ambasada e SHBA do të udhëtojnë përreth vendit si vëzhgues në zgjedhje. Zgjedhjet janë themeli i demokracisë. Drejtuesit e partive patën detyrimin të propozojnë kandidatë të pastër, të denjë për të përfaqësuar popullin shqiptar dhe tani vendimi duhet të jetë në dorën e qytetarëve. Siç kemi bërë gjatë tre dhjetëvjeçarëve të shkuar, Shtetet e Bashkuara do të mbështesin vullnetin e popullit shqiptar për demokraci të forte”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos