14 Maji, Alibeaj me kryetarët e degëve të PD-së, ende pa një vendim për kandidatët

Nga A2 CNN
25 Mars 2023, 16:45 | Politikë
14 Maji, Alibeaj me kryetarët e degëve të PD-së, ende pa

Vijon mbledhja e kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike me Enkelejd Alibeajn. Ndërkohë, A2 CNN ka siguruar një pjesë të qëndrimeve të mbajtura deri më tani.

Mësohet se disa prej krerëve të degëve të Tiranës kanë kërkuar që kandidati për Tiranën të jetë një deputet i qarkut.

Njëri prej tyre është shprehur se nuk do të jetë pjesë e fushatës, nëse ndodh e kundërta dhe do të largohet nga posti i drejtimit.

Kurse kreu i degës së Mirditës Mark Ruçi ka propozuar që të kjo pjesë e PD-së të futet në 61 bashki me kandidatë.

Nga ana tjetër, kreu i Degës së Durrësit, Joni Myshketa është shprehur se i ka emrat e mundshëm për kryebashkiakë, por ka shtuar se duhet të evitohet përçarja e mëtejshme.

Kryetari i degës së PD-së në Kuçovë është shprehur kundër propozimeve të deputetëve që PD-ja zyrtare të futet në garë vetëm për Këshilla Bashkiakë. Ai ka deklaruar se PD, duhet të garojë patjetër me kandidatë.

Ndërsa, kreu i degës së Dibrës, Naim Gazidede që njëherësh është edhe kandidati i grupimit Alibeaj për Bashkinë e Dibrës thotë se PD duhet të dalë me një kandidat për kryebashkiak, ose të mos futet fare në zgjedhje.

Ndërkohë, ka nisur takimi me kandidatët e prezantuar deri më tani nga grupimi i Alibeajt.

1.Mallakastër- Agron Kapllanaj

2. Poliçan - Florian Qamo 

3. Kuçovë - Ilirjan Koxhaj

4. Kamëz - Bilbil Bajraktari

5. Lezhë - Sandër Marku

6. Krujë - Sabah Sheta

7. Dibër - Naim Gazidede

8.Kurbin- Genc Doçi

9.Dimal- Dritan Sula

10. Patos- Pranvera Rizai

11. Vaut i Dejës- Klomentina Drini

12. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj

13. Librazhd -Bujar Vreto

 14. Vorë- Ibrahim Bruka

15. Korçë -Gjergji Gjata

16. Sarandë- Skënder Muço

17. Mirditë -Mark Ruçi

Kandidatët e prezantuar (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos