“14 Maji”, Partia e Lirisë regjistrohet në KQZ

Nga A2 CNN
2 Mars 2023, 09:52 | Politikë
“14 Maji”, Partia e Lirisë regjistrohet në KQZ

Partia e Lirisë është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për lokalet e 14 majit.

Në respekt të Nenit 64 e në vijim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, Partia e Lirisë është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për njësitë e qeverisjes vendore, të datës 14 maj.

Njoftim i PL-së

Kujtojmë se forca politike e drejtuar nga Ilir Meta ka nënshkruar në tetor të vitit të shkuar një marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Demokratike për zgjedhjet vendore të kësaj pranvere.

Sipas marrëveshjes, PD-ja dhe PL-ja kanë vendosur që konkurrimi për Kryetarët e Bashkive do të bëhet me kandidatë të përbashkët, të cilët dalin nga konkurrimi në primare.

Gjithashtu, në marrëveshje është rënë dakord që Këshillat Bashkiake do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë, “në rastet kur këshilltarët e kësaj të fundit rezultojnë përcaktues në sigurimin e shumicës në këta këshilla”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/27/zgjedhjet-vendore-pd-pl-nenshkruajne-marreveshjen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos