All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

15 vite Kosovë e Pavarur! Presidenti Begaj: E ardhmja e kombit shqiptar, bashkë në familjen e madhe europiane

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2023, 19:23 | Politikë
15 vite Kosovë e Pavarur! Presidenti Begaj: E ardhmja e kombit shqiptar,
All - Paragraf - 1

Me rastin e 15 vjetorit të Shtetit të Pavarur të Kosovës, ambasada zhvilloi në Tiranë një pritje, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Bajram Begaj. Ai u shpreh se në 15 vite pavarësi, Kosova ka treguar se është dhe do të jetë faktor paqeje dhe  stabiliteti në Europën Juglindore.

Në fjalën e tij në pritjen e Ambasadës së Kosovës në Tiranë, duke iu referuar tentativave të Rusisë për të shtrirë konfliktin ukrainas në Ballkan, Begaj theksoi se faktori shqiptar duhet të jetë i njehsuar në qëndrimet e tij.

All - Paragraf - 3

Kosova, shtet i lirë dhe i pavarur është përmbushja e amanetit të Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit.

Ishte fillimi i një epoke të re, ku shteti i Kosovës u projektua si një shtet modern, demokratik, që shihte nga e ardhmja, me një vullnet të palëkundur euro-atlantik.

Republika e Kosovës, një shtet sovran dhe i pavarur, ka demonstruar me fakte, pjekurinë dhe maturinë në qëndrimet e saj.

Në këto 15 vite, Kosova ia ka dalë më së miri të respektojë e të nderojë zotimin që i bëri botës, përmes firmëtarëve të pavarësisë, se ishte dhe do të jetë një faktor për paqen dhe stabilitetin në Europën Juglindore.

All - Paragraf - 7

Lidhja vëllazërore e Shqipërisë me Kosovën është e natyrshme. Jemi një komb i ndarë në dy shtete, ndaj humbjet dhe fitoret, dhimbjet dhe sukseset, i kemi të përbashkëta.

Shqipëria ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Kosovës, në anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe do të intensifikojë maksimalisht përpjekjet për njohjet e mëtejshme të pavarësisë legjitime të saj. Partneriteti ynë strategjik duhet thelluar edhe më tej, në dobi të shteteve tona, të kombit tonë.

Mbështetja e pakursyer nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ne dhe për të gjithë Ballkanin, është një garanci sa politike po aq dhe gjeografike se e ardhmja e vendeve të rajonit nuk është ajo e luftërave dhe ndasive, por e dialogut dhe bashkëpunimit.

Aplikimi i Kosovës në procesin për anëtarësim në BE si dhe kalimi i propozimit për liberalizimin e vizave, na riforcon bindjen se e ardhmja e kombit shqiptar do të jetë ajo e të qenurit bashkë në familjen e madhe europiane.

Agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe tentativat për ta shtrirë konfliktin edhe në rajonin e Ballkanit, na bëjnë të kuptojmë akoma më mirë sot, se sa e rëndësishme është për faktorin shqiptar në Ballkan, të jetë i njëhsuar në qëndrimet e tij.

Situata e krijuar së fundmi gjatë provokimeve të rënda në veri të Kosovës, ishte një tregues i qartë se nuk kemi me kohë për të humbur. Shqipëria mbështet dhe vlerëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e palëkundur të SHBA-së, për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila do të duhet të fokusohet tek njohja e ndërsjelltë dhe respektimi i minoriteteve.

All - Paragraf - 13

Në këto 15 vite, Shqipëria ka parë me krenari lindjen dhe rritjen e shtetit të Kosovës. Jam plotësisht i bindur se dhe në vitet në vijim, Shqipëria do të shohë me po aq krenari rrugëtimin euro-atlantik të shtetit të Kosovës; rrugëtim i cili do të përmbushë ëndrrën e cdo shqiptari brenda dhe jashtë trojeve tona.

Urime Kosovë! (A2 Televizion)

Bajram Begaj
https://a2news.com/2023/01/31/kritika-te-ashpra-presidentit-kryeministri-kroat-kosova-nuk-u-aneksua-eshte-shtet-i-pavarur/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos