Arrestohen bashkëshortët kinezë në Rinas, ishin nisur për në Kanada

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2023, 10:30 | Kronikë
Arrestohen bashkëshortët kinezë në Rinas, ishin nisur

Një çift me origjinë kineze u arrestua sot në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, pas disa kontrollesh të autoriteteve ligjzbatuese.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin L.CH dhe bashkëshorten e tij 33-vjeçare, Y.CH, të dy banues në Kinë, të cilët përmes disa dokumenteve që rezultuan totalisht të falsifikuara po tentonin të largoheshin nga vendi në drejtim të Kanadasë.  

Prej disa vitesh, vendi ynë është kthyer në destinacion transit për shtetasit aziatikë që dëshirojnë të emigrojnë në vendet perëndimore dhe kryesisht në Kanada.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos