Nuk kishte si mungonte një paradë ushtarake në rrugët e Prishtinës me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe ato të Policisë demonstruan forcën me uniformën dhe armët e tyre përpara krerëve më të lartë të shtetit.
















I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ndërsa parada u ndoq nga shumë qytetarë.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryeministri Albin Kurti falënderoi Forcat e Sigurisë dhe ato të Policisë për kontributin e dhënë për ruajtjen e stabilitetit. (A2 Televizion)