
Tenori italian Andrea Bocelli është detyruar të kërkojë ndjesë, pasi tha se ishte ndjerë i poshtëruar nga mënyra sesi qeveria u përball me pandeminë e koronavirusit, komente këto që ndjeshëm zemëruan fansa dhe ndjekësit e tij, që shkaktuan një stuhi kritikash e sulmesh në rrjetet sociale.
Përmes një video të publikuar në Facebook, Bocelli kërkoi falje për çdo fyerje ndaj çdokujt që u ndje i lënduar, duke theksuar se nuk ishte qëllimi i tij të mërziste apo ofendonte këdo që ishte prekur nga Covid dhe as ata që u përballën me pandeminë.
Të hënën, tenori Andrea Bocelli tha se situata e koronavirusit, sipas tij, nuk u mor asnjëherë seriozisht nga autoritetet dhe iu kërkoi italianëve të mos iu binden më rregullave, që janë ende në fuqi.
Zyrtarët e shëndetësisë e kritikuan ndërsa zemërimi për deklaratat e tij u pasqyrua gjerësisht në rrjet, me hashtagun “Turp për ty Bocelli”. (A2 Televizion)