
“Gush’ e Kraharuar”, kështu është quajtur mbrëmja poetike që mbërriti si një homazh për vargjet që ka lënë Naim Frashëri si trashëgimi e fillesave të modernizmit në letrat shqipe.
Studiuese, botues dhe shkrimtarë janë bërë bashkë për ta nderuar Naim Frashërin në 175-vjetorin e lindjes së tij.
Si një shprehës i aspiratave të popullit për liri e përparim, vargjet e Naimi mbeten ende sot aktuale.
Më herët edhe akademia e shkencave organizoi në përkujtim të autorit një takim ku bëri bashkë disa studiues të veprave të tij. (A2 Televizion)