18 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2020, 19:14 | Ballkani
18 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

18 viktima dhe 357 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vatra më e nxehtë vijon të mbetet Shkupi me 132 infeksione ditore.

Lajmi i mirë është se 689 pacientë e kanë mposhtur koronavirusin.

Pas bilancit të sotëm, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut shkon në mbi 78 mijë, kurse i viktimave 2292. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos