18 vite nga 11 shtatori 2001, tragjedia që ndryshoi Amerikën

Nga A2 CNN
11 Shtator 2019, 15:33 | Fotolajme

Gati 3000 persona humbën jetën në sulmet e 11 shtatorit, ku disa terroristë morën peng katër avionë dhe fluturuan duke goditur disa pika të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara por edhe gjithë globit.

Dy avionë u përplasën në dy kullat e Qendrës Tregtare Botërore, njëri u përplas në muret e Pentagonit ndërsa një i katërt u përplas në tokë, pas përleshjes heroike të pasagjerëve me terroristët, të cilët rrëzuan avionin. Sipas dëshmive të mëvonshme, ai ishte drejtuar për në Shtëpinë e Bardhë.

Në përvjetorin e 18 të sulmeve të 11 shtatorit Reuters sjell fotot më dramatike të realizuara nga ajo ditë, që ndryshoi përgjithmonë historinë e Amerikës dhe të mbarë globit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos