Islanda është një nga vendet më të qeta dhe mbresëlënëse për peizazhin në Europë, por ka edhe ajo emergjencat e saj. Bëhet fjalë për aktivizimin e disa vullkaneve, që karakterizojnë territorin e saj.
Islanda, njihet si ishulli më vullkanik në botë ku çdo 5 vite, shpërthejnë 2-3 vullkane njëherësh. Shpërthimi më i fuqishëm është ai i vitit 2011, i cili prodhoi një shtyllë tymi e squfuri, prej 15 mijë metra lartësi.
Aktualisht, vrojtimet e Qendrës Islandeze të Vullkaneve, tregojnë lëkundje të lehta dhe ngritje të kores së tokës prej 40 centimetrash, duke sinjalizuar aktivizim të disa vullkaneve në ishull.
Sipas kësaj Qendre, të paktën 3 vullkane janë në fazën finale dhe pritet shpërthim i tyre, shpërthime që do të ndezin ishullin e bardhë në Atlantik. (A2 Televizion)