
Policia e Durrësit ka arrestuar një 18-vjeçar, pas informacioneve që kishte marrë se ai lëvizte me armë zjarri.
Ai është ndaluar në zonën e Plepave dhe është identifikuar si R.C., banues në Shkallnur Durrës.
Gjatë kontrollit fizik, iu gjet një pistoletë sportive, por gjetjen më shqetësuese efektivët e bënë në shtëpinë e tij, ku sekuestruan një Kallashnikov dhe katër krehra automatiku me fishekë luftarak. (A2 Televizion)