19 mijë punonjës me Covid-19 deri tani, Amazon lë stafin në shtëpi deri në mes të vitit 2021

Nga A2 CNN
21 Tetor 2020, 14:18 | Bota
19 mijë punonjës me Covid-19 deri tani, Amazon lë stafin në

Amazon ka planifikuar që t’i lejojë disa nga qindra mijëra punonjësit e saj, të punojnë nga shtëpia deri në mes të vitit të ardhshëm.

“Punonjësit në pozicione që mund të realizohen në mënyrë efektive nga shtëpia, mund të vazhdojnë ta bëjnë atë deri më 30 qershor 2021," tha një zëdhënës i Amazon, të martën mbrëma.

Kompania deklaroi se kishte investuar burime të konsiderueshme në ndryshimin e strukturës së hapësirës së saj për të lejuar distancën fizike në zyra. Gjiganti i shitjeve online, gjithashtu, dezinfekton ambientet, dhe siguron maska për fytyrën dhe dezinfektues për punonjësit.

Më herët, kompania Amazon deklaroi se rreth 19 mijë punonjës të linjës së parë në Shtetet e Bashkuara kanë rezultuar të infektuar me koronavirus, që prej muajit mars.

Numri është i barabartë me 1,44% të 1,37 milionë punëtorëve të Amazon dhe filialit të saj “Whole Food”.

Amazon i ka mbajtur të hapura magazinat e saj përgjatë pandemisë për të përballuar fluksin në rritje të konsumatorëve, të izoluar në banesat e tyre. Për këtë arsye dhe fitimet e kompanisë kanë prekur nivele rekord në muajt e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos