Vrau dy persona në bilardo në 1997, ekstradohet nga Britania, Artan Muça

Nga A2 CNN
27 Gusht 2023, 13:36 | Kronikë
Vrau dy persona në bilardo në 1997, ekstradohet nga Britania, Artan

52-vjeçari i dënuar me 25 vjet burgim, për vrasje të dyfishtë është ekstraduar pasditen e së dielës nga Britania e Madhe në vendin tonë për të kryer dënimin e mbetur.

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, nga specialistët e Interpol Tiranës u bë ekstradimi drejt Shqipërisë 52 vjeçarit nga Elbasani, Artan Muça.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, në vitin 2001, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Artan Muça, më 1 qershor të vitit 1997, në një bilardo, në fshatin Kusarth, Elbasan, vrau me armë zjarri kallashnikov shtetasit S. Gj. dhe B. M.

Shtetasi Artan Muça është kapur në Britani të Madhe, në vitin 2021, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançesterit.

Pas shkëmbimit të një sërë korrespondencash dhe pas këmbënguljes së autoriteteve shqiptare, është finalizuar ekstradimi i shtetasit Artan Muça, në vendin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos