
338 p.e.s – Një ushtri e Maqedonisë e kryesuar nga Philip II mundi forcat e bashkuara të Athinës dhe Tebës, duke siguruar mbizotërimin maqedon në Egje. 
1776 – U firmos Deklarata e Pavarësisë në SHBA. 
1790 – Shtetet e Bashkuara kryejnë regjistrimin e parë të popullsisë. 
1798 – Beteja e Nilit midis trupave të Napoleonit dhe ushtrisë britanike, përfundon me fitoren e kësaj të fundit. Pas betejës, britanikët marrin në dorëzim edhe Gurin e Rozetës, që francezët e kishin zbuluar. Sot guri ndodhet në muzeun britanik në Londër. 
1849 – U nda nga jeta Mehmet Ali Pasha, Mbreti i Egjiptit, me prejardhje shqiptare. 
1870 – Në Londër hapet hekurudha nëntokësore e parë e quajtur "Tower Subway". 
1922 – Kina goditet nga një tajfun i fuqishëm, i cili shkakton vdekjen e 60 mijë personave. 
1923 – Lindi Shimon Peres, politikan izraelit. 
1934 – Adolf Hitler bëhet Fuhrer i Gjermanisë, pas vdekjes së presidentit Paul von Hindenburg. 
1980 – Një bombë shpërthen në stacionin hekurudhor në Bolonjë, Itali, duke vrarë 85 vetë dhe plagosur më shumë se 200 të tjerë. 
2000 – Republikanët nominuan politikanin nga Texasi, George W. Bush, si kandidat presidencial dhe Dick Cheneyin, si nënpresident në Konventën partiake në Philadelphia. 
2007 – Kompania “Mattel” tërheq nga tregu pothuajse një milion lodra të prodhimit kinez, pasi u zbulua se ato përmbanin materie toksike të rrezikshme për shëndetin.
(A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
