
Roman Abramovich ka nxjerrë në shitje klubin e Chelsea. Pas shumë polemikash dhe diskutimesh, miliarderi rus kërkon të shesë skuadrën londinez për të hequr dorë përfundimisht nga postet ekzekutive.
Siç raportohet londinezet kanë një borxh prej 2 miliardë paund qe duhet te shlyhen sa më parë. Për këtë, 55-vjeçari shiti dhe vilat e tij në Angli derisa të gjej pronarin e ri të klubit. Interes ka shfaqur miliarderi zviceran,
Hansjoerg Wyss, i cili e ka konfirmuar dhe vetë dëshirën për të qenë në krye të anglezëve, mirëpo deri tani nuk ka asgjë zyrtare.
Abramovich u përpoq të tërhiqej nga administrimi i Chelsea-t që këtë të shtunën, pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë. (A2 Televizion)