2 vjetori i tërmetit, Rama në Thumanë: Pjesa më e madhe e banesave gati në fundvit

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2021, 19:29 | Politikë
2 vjetori i tërmetit, Rama në Thumanë: Pjesa më e madhe e

Thumana ishte një ndër fshatrat më të prekur të tërmetit fatkeq të 26 nëntorit 2019, ku përveç dëmeve materiale, u regjistruan dhe 24 viktima.

Në 2 vjetorin e tërmetit, kryeministri Rama vizitoi lagjen e re të Thumanës, ku pa nga afër punimet e fundit në kompleksin e apartamenteve.

Banorëve që mbetën të pastrehë nga tërmeti, kreu i qeverisë iu premtoi se viti i ri do i gjejë nën çatinë e shtëpisë së tyre.  

Duke garantuar cilësinë e punimeve, Rama krahasoi lagjen e re të Thumanës, me rezidencat e të pasurve. 

I pranishëm në inspektimin e së enjtes ishte dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili është një ndër donatorët e procesit të rindërtimit në Thumanë. 

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos