20-vjeçarja humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me trafikndarësen

Nga A2 CNN
13 Mars 2022, 20:40 | Kronikë
20-vjeçarja humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Durrës, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 në lagjen 13, ku një 20-vjeçare, me inicialet R.K., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.

Policia tha se si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri shtetasi L. K., të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos