Detaje nga operacioni i SPAK, 44 vendime gjyqësore, hetimet e nisura 3 vjet më parë

Nga A2 CNN
10 Mars 2022, 10:12 | Kronikë
Detaje nga operacioni i SPAK, 44 vendime gjyqësore, hetimet e nisura 3 vjet

Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i gjerë i SPAK. Mësohet se janë 44 vendime gjyqësore të caktuara në mungesë, 42 “arrest në burg”, 1 “arrest në shtëpi" dhe 1  "detyrim paraqitje", të gjitha të lëshuara për trafik droge.

Hetim mësohet se është nisur nga viti 2019, fillimisht në dosje të veçuara në rrethe e më pas të bashkuara në një procedim të vetëm në SPAK.

https://a2news.com/2022/03/10/te-perfshire-ne-trafik-droge-8-urdher-arreste-nga-spak-ne-vlore/

Dy nga personat për të cilët është prerë fletë arresti janë punonjës policie. Janë 5 grupe që kanë bashkëpunuar për kultivim dhe trafik hashashi, por ka edhe të proceduar për mbajtje të sasive të vogla të kokainës.

Totali i kanabisit të kultivuar në zonën Vlorë-Tepelene dhe i trafikuar brenda vendit dhe një rast drejt Maqedonisë shkon në 400-500 kg.

Në 12 raste janë sekuestruar sasi të ndryshme droge. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos