Sherr mes dy të rinjsh në Roskovec, plagoset me thikë një prej tyre

Nga A2 CNN
13 Mars 2022, 12:45 | Kronikë
Sherr mes dy të rinjsh në Roskovec, plagoset me thikë një

Një 19 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi plagosi me thikë një 22 vjeçar pas një sherri mes tyre.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit  E. P., i cili për motive të dobëta goditi me thikë shtetasin J. G., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 19 vjeç, banues në Patos, për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë".

Shtetasi J. G. ndodhet në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos