
Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar kanë proceduar penalisht 52 persona për veprën penalë të mashtrimit.
Këta shtetas kanë përfituar me anë të mashtrimit, që nga viti 2017, ndihmën ekonomike që ofron bashkia Vau i Dejës.
Mes personave të proceduar është edhe shtetasja R. S., 41 vjeçe, me detyrë administratore sociale në bashkinë Vau i Dejës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, sepse në kundërshtim me ligjin, ka bërë pjesë të skemës së ndihmës ekonomike, shtetasit e lartpërmendur, të cilët kanë qenë jashtë vendit ose nuk plotësonin kriteret për të përfituar ndihmën ekonomike.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)