
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është bashkuar përkujtimit të viktimave të sulmeve të 20 shtatorit të 20 viteve më parë. Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, shefi i selisë blu shprehet se qëndron në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave.
“Dy dekada më parë, bota u trondit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës. I bashkohemi përkujtimit të viktimave të terrorizmit, dhe solidaritetit me familjarët e tyre dhe kombin mik amerikan. Ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e veçantë mes dy kombeve tona”, shkruan Basha. (A2 Televizion)