200 metra e gjerë e 50 metra e thellë, çarja e madhe në Hataj "gëlltit" një lagje të tërë

Nga A2 CNN
22 Mars 2023, 10:10 | Bota

Një lagje e tërë në rrethin Altınözü të Hatay u trondit nga lëkundjet e forta të tërmetit me qendër në Kahramanmaraş mëngjesin e 6 shkurtit, duke lënë pas mijëra të vdekur.

Si pasojë e lëkundjeve, toka në këtë zonë pësoi një çarje të madhe me gjerësi rreth 200 metra, gjatësi 400 metra dhe thellësia 50 metra. Në lagjen ku banesat janë dëmtuar rëndë si pasojë e kësaj lëvizjeje të tokës, qytetarët kërkuan që ato të zhvendosen në një zonë afër.

Në pikën e poshtme të luginës u vu re se rruga e përdorur nga fshatarët ishte zhdukur, ndërsa afro 50 shtëpi u shembën në lagjen ku jetojnë rreth 5 mijë banorë dhe 85 për qind e ndërtesave u bënë të papërdorshme.

Kryetari i Komunës së Tepehan, Selahattin Kandemir, deklaroi se në tërmetin e datës 6 shkurt ka ndodhur një shpërthim i madh në zonën ku ka ndodhur çarja në ullishte. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/06/linja-e-thyerjes-nga-termeti-ndan-pemen-e-ullirit-pergjysme-pjeset-perfundojne-10-metra-nga-njera-tjetra/
https://a2news.com/2023/03/04/shkrirja-e-debores-nxjerr-ne-pah-carjen-e-frikshme-te-tokes-nga-termeti-ne-turqi/
https://a2news.com/2023/03/02/shikoni-carjet-e-frikshme-te-tokes-ne-malatya-copat-e-shkembinjve-pushtojne-rruget/
https://a2news.com/2023/02/13/carja-e-tokes-pas-termetit-ne-turqi-e-siri-dallohet-edhe-nga-hapesira/

A2 CNN Livestream

Latest Videos