Dronët rusë sulmojnë pranë Kievit, shkatërrojnë shkollën

Nga A2 CNN
22 Mars 2023, 09:40 | Bota

Të paktën tre persona janë konfirmuar të vdekur pas një sulmi me dron nga Rusia që goditi një shkollë të mesme në periferi të Kievit gjatë natës.

“Tre persona kanë humbur jetën, dy janë plagosur, ndërsa 4 tjerë dyshohet të jenë ende nën rrënoja pasi droni rus goditi dy konvikte dhe një godinë tjetër të një shkolle të mesme në qytetin e Rzhyshchiv”, thanë autoritetet ukrainase. Si pasojë e sulmit u shkatërruan pjesërisht dy kate të godinës, e cila më pas u përfshi nga flakët.

Ndërkohë, Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se ka arritur marrëveshjen me Ukrainën, për ta financuar atë në shumën 15.6 miliardë dollarë. Huaja e parë e dakordësuar mes FMN dhe vendit prej 1 viti në luftë, pritet të aprovohet zyrtarisht në javët në vijim. Kjo do të ishte paketa më e madhe financiare që Ukraina do të marrë, që prej nisjes së pushtimit rus. FMN tha se së fundmi ka ndryshuar një ligj që lejon dhënien e huave për vendet që përballen me paqartësi të papritura, siç është lufta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos