All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Cikloni më i gjatë në histori vijon shkakton dëme, mbi 500 numri i viktimave

Nga A2 CNN
22 Mars 2023, 07:46 | Bota
Cikloni më i gjatë në histori vijon shkakton dëme, mbi 500
All - Paragraf - 1

Vijon të përkeqësohet bilanci i viktimave si pasojë e kalimit të ciklonit Freddy, i cili tashmë prej më shumë se një muaji ka shkaktuar më shumë se 500 humbje jete në Malavi, Madagaskar dhe Mozambik.

Të dhënat vijnë nga autoritetet e Departamentit të Malavisë për Menaxhimin e Fatkeqësive në përditësimin më të fundit mbi ndikimin e ciklonit që ka goditur fillimisht brigjet e Afrikës Perëndimore, pastaj pjesën e brendshme të kontinentit që nga shkurti.

All - Paragraf - 3

Sipas ekspertëve të meteorologjisë, ky ciklon është një ndër më jetëgjatët që ka njohur hemisfera jugore, në mos e gjithë bota.

Ai ishte i fuqishëm mjaftueshëm sa për t’u klasifikuar zyrtarisht në sistemin e cikloneve për 36 ditë.

Malaui, Madagaskari dhe Mozambiku janë shtetet më të dëmtuara nga ky ciklon tropikal, ku raportohen dhe shumë persona të humbur. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos