Irritimi në kulm, Franca digjet për të gjashtën natë, protestuesit nuk dorëzohen

Nga A2 CNN
22 Mars 2023, 08:38 | Bota

Për të 6 natë në radhë, mijëra francezë, në Paris dhe qytete të tjera dolën në rrugë, për të protestuar dhunshëm, kundër miratimit të reformës së pensioneve, shndërruar tashmë në ligj.

Protestuesit i vunë zjarrin gjithçkaje gjetën në rrugët e kryeqytetit Paris, nga biçikleta e motorë deri tek kazanët e plehrave.

Nga sheshi i Republikës e deri tek Pallati i Bastijës, mijëra vetë u përballën me policinë që përveç gazit lotsjellës, nisi edhe arrestime, teksa dhjetëra persona u ndaluan për sjellje vandale e dhunë apo shkatërrim prone private.

24 orë më parë, presidenti Macron i mbijetoi me vështirësi 2 mocioneve të mosbesimit, kërkuar nga opozita, për shkak të legjiclacionit të ri të sistemit të pensioneve, që ka shkaktuar këtë valë pakënaqësie e protestash në të gjithë vendin.

Protestuesit e kanë paralajmëruar shefin e Elize, se nëse nuk tërhiqet nga kjo reformë, do të përballet me protestat e grevat më të forta që do të lëkundin pushtetin e autoritetin e tij, edhe më shumë se protestat e jelek-verdhëve, 4 vjet më parë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/21/francezet-djegin-vendin-pasi-qeveria-i-mbijetoi-shkarkimit-rriti-moshen-e-pensionit/
https://a2news.com/2023/03/16/francezet-ne-greve-kundershtojne-planet-e-macron-per-rritjen-e-moshes-se-pensionit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos