“2023 do ta bëjmë tërmet”, PD i përgjigjet Ramës: Nuk na tremb gjuha jote

Nga A2 CNN
6 Janar 2023, 16:50 | Politikë
“2023 do ta bëjmë tërmet”, PD i përgjigjet

Demokratët e kanë pritur me shqetësim gjuhën e kryeministrit Rama dhe mesazhin me të cilin zgjodhi të përcillte publikisht në krye të 16 orëve analizë me ministrat e tij.

“Tërmeti i Dibrës është njollë turpi në standardet e zgjedhjeve. Po aq turp është për prokurorinë e Përgjithshme dhe atë të përveçme, SPAK, sepse është kuti i matjes së dështimit të tyre në çuarjen para drejtësisë së eksponentëve më të lartë të PS që dolën në përgjimet e prokurorisë. Dibra u vërtetua si poligoni i provës i skemës shtetërore për manipulimin e votës me përdorimin e shtetit në të gjithë aspektet e tij, shitblerjes së votës, përdorimit të kriminelëve për presion, etj, e gjitha me regji qendrore dhe vullnet politik qeveritar”.

PD

Demokratët patën edhe një kundërpërgjigje tjetër. Duke përdorur fjalën tërmet, renditen dëmet që sipas tyre qeverisja Rama ka shkaktuar në jetesën e qytetarëve. Përveç akuzave për inceneratorët, portin e Durrësit, amnistinë fiskale apo pasaportat e arta janë disa shifra konkrete që rëndojnë mbi buxhetet familjare, që PD i quan tërmete më vete.

“1.  744 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin gjatë 7 viteve të fundit,

2. 40% e familjeve shqiptare konsiderohen zyrtarisht në varfëri,

3. 70% e shqiptarëve që punojnë deklarojnë se nuk u mjafton paga për të mbyllur muajin,

4. Pagat dhe pensionet reale janë më të ulta se ato në vitin 2013 dhe shqiptarët sot përballen me çmimet më të larta të produkteve ushqimore në Evropë në raport me fuqinë blerëse,

14. Gjatë qeverisjes Rama falimentuan 107 mijë biznese; ( e heq nr 14 ketu me prerje)

Sipas demokratëve rikthimi në vëmendje i dosjes zgjedhore të Dibrës ‘’184’ është thirrje ndaj patronazhistëve dhe krimit për 14 majin.  Por si force kryesore ne opozite, ata rezervojnë deklaratat optimiste për në fund.

Tërmeti i 14 majit do ta zërë poshtë Ramën dhe bashibozukët që ka në patronazh. Gjuha si e Damjan Tërmetit dhe Tërmet Peçit nuk e tremb Partinë Demokratike, por është shenja e demencës politike të Edi Ramës. (A2 Televizion)

PD

A2 CNN Livestream

Latest Videos