Meta: Paketa e qeverisë, qesharake

Nga A2 CNN
6 Janar 2023, 12:50 | Politikë
Meta: Paketa e qeverisë, qesharake

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për shtyp paraditen e së premtes, deklaroi se “viti ku kemi hyrë do të jetë viti i ndryshimit, që të mos jetë i falimentimit dhe shpopullimit”.

“Ndaj, jemi të bindur që do të bëjmë të mundur nisjen e një ndryshimi të madh që nis jo vetëm me rivendosjen e llogaridhënies në pushtetin vendor, por edhe në të gjitha institucionet e tjera të vendit”, u shpreh Meta.

Në lidhje me takimet që zhvilloi sot në selinë e Partisë Demokratike, Meta tha: “Marrëdhënia jonë me PD-në është e shkëlqyer, takimet tona janë të vazhdueshme. Opozita do të jetë kudo, duke vijuar denoncimet e saj mediatike dhe në institucionet e drejtësisë, por mbi të gjitha, do të jetë kudo ku janë qytetarët që duan ndryshimin”.

Sa i përket paketës që po shpërndan qeveria, Meta theksoi: “Është paketë qesharake në krahasim me paketat që i ka dhënë oligarkëve dhe vetes”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/06/meta-2023-eshte-viti-i-ndryshimit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos