Bajrami para Çekisë: Sylvinho më ka ndihmuar shumë. Flas çdo ditë me Asllanin dhe Ismajlin

Nga A2 CNN
6 Shtator 2023, 09:33 | Futboll
Bajrami para Çekisë: Sylvinho më ka ndihmuar shumë. Flas

Një nga lojtarët që ka shkëlqyer në dy ndeshjet e fundit me kombëtaren nën drejtimin e trajnerit Sylvinho ka qenë Nedim Bajrami. Ai doli në konferencë për shtyp, këtë të hënë, së bashku me Cikalleshin duke u shprehur se futbollistët janë në një formë shumë të mirë pasi kanë minuta në këmbë.

Bajrami theksoi se ai ka ndryshuar me kombëtaren që prej ardhjes së Sylvinho-s dhe për këtë vlerëson trajnerin brazilian.

“Jam shumë i lumtur që kam shënuar dy gola në ndeshjet e fundit. Tashmë kemi Çekinë dhe e dimë mirë që është një kundërshtar fizikisht i fortë, por ne e përgatisim ndeshjen sa më mirë. Jemi të gjithë gati dhe do të japim maksimumin në këtë ndeshje.

Kam folur me trajnerin dhe më ka ndihmuar shumë edhe mentalisht. Jam shumë i lumtur që ka ardhur Sylvinho këtu dhe duhet të vazhdojë kështu.

Me Asllanin dhe me Ismajlin flasim çdo ditë. Tani jam i lumtur që edhe Berisha e ka gjetur skuadrën. Edhe një ditë më parë, Berisha luajti shumë mirë”, tha Bajrami. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos