“Roma nuk lidh dot 3 pasime bashkë”, Cassano sulmon ashpër Mourinhon

Nga A2 CNN
5 Shtator 2023, 19:44 | Futboll
“Roma nuk lidh dot 3 pasime bashkë”, Cassano sulmon ashpër

Antonio Cassano nuk kursen kritikat për Jose Mourinhon. Ish-futbollisti e akuzon portugezin se Roma luan shëmtuar për fajin e trajnerit dhe, sipas tij, Mourinho është trajneri më i dobët në këto 10 vitet e fundit.

“Unë nuk gënjëj njerëzit, unë jam mësuar të them të vërtetën. Them mendimin tim dhe askush nuk mund të më ndalojë. Prej dy vitesh më kritikojnë mbi atë që them për Mourinhon, por për mua ai është trajneri më i dobët në këto 10 vitet e fundit. Roma luan shëmtuar prej tij”, tha Cassano.

“Njerëzit e Romës japin shpirtin për atë skuadër dhe unë e di mirë, ai ka fituar simpatinë e shumë njerëzve duke folur nëpër tym. Nuk më interesojnë fare rezultatet që ka arritur, ai ka dy vite që është në drejtimin e skuadrës dhe ka shpenzuar shumë. Edhe këtë vit ka shpenzuar, por shoh që skuadra nuk lidh dot tre pasime bashkë”, shtoi ish-lojtari i Romës, Realit, Milanit dhe Interit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos