Deklarata e fortë e Van Gaal: Gjithçka ishte vendosur, Botërorin duhet ta fitonte Messi

Nga A2 CNN
5 Shtator 2023, 20:13 | Futboll
Deklarata e fortë e Van Gaal: Gjithçka ishte vendosur,

Louis van Gaal, trajneri i Holandës në Botërorin e fundit, nuk e ka kapërdirë ende eliminimin nga Argjentina me 11-metërsha.

Për televizionin holandez “Nos” ai ka bërë disa deklarata të forta, pas të cilave FIFA nuk do të jetë aspak e lumtur: “Nuk dua të flas shumë për këtë, por nëse analizojmë se si i shënoi golat Argjentina dhe se si i shënuam ne, dhe mënyrën se si e tepruan disa nga lojtarët e tyre me ashpërsinë në lojë pa u ndëshkuar, mendoj se ishte një ndeshje e vendosur më parë”.

Kur u pyet nëse Messi duhej shpallur kampion bote, Van Gaal tha prerë: “Po, jam i bindur se kjo ishte arsyeja kryesore”.

Federata Holandeze e Futbollit nuk i ka komentuar këto deklarata, por disa lojtarë holandezë kanë ndërhyrë. Mes tyre, edhe kapiteni Van Dijk, i cili u shpreh: “Është mendimi i tij, të gjithë kanë të drejtë të kenë një mendim. Unë e mendoj ndryshe”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos