Dueli me Çekinë, kuqezinjtë mbyllin përgatitjet në Tiranë, shqetëson mesfushori

Nga A2 CNN
6 Shtator 2023, 09:31 | Futboll
Dueli me Çekinë, kuqezinjtë mbyllin përgatitjet në

Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e fundit stërvitore në Tiranë përpara duelit ndaj Republikës Çeke e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024.

Mungesa e vetme për trajnerin Sylvinho ishte mesfushori Qazim Laçi, i cili është lënë pushim nga stafi mjekësor për shkak të gjendjes gripale dhe nuk dihet nëse do të jetë gati për ndeshjen me çekët, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është në gjendje të mirë fizike dhe në dispozicion të teknikut brazilian.

Bashkë më kombëtaren e parë janë stërvitur edhe shtatë futbollistë të ekipit të 19-vjeçarë, por ende nuk dihet nëse ndonjëri prej tyre ka bindur trajnerin Sylvinho.

Seanca stërvitore u zhvilluar me dyer të mbyllura pasi futbollistët u fokusuan në aspekte të veçanta të lojës.

Shqipëria do të përballet me Republikën Çeke më 7 shtator, ora 20:45, me ndeshjen që luhet në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos