KQZ njeh Bashën kryetar, PD regjistrohet për zgjedhjet e pjesshme në Kukës

Nga A2 CNN
4 Shtator 2023, 13:08 | Politikë
KQZ njeh Bashën kryetar, PD regjistrohet për zgjedhjet e pjesshme

Komisioneri Ilirjan Celibashi regjistroi Partinë Demokratike me kryetar Lulzim Bashën për zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit në Kukës.

Pavarësisht pretendimeve të përfaqësuesit ligjor të Rithemelimit për regjistrimin e Partisë Demokratike me kryetar Sali Berishën, Celibashi njoftoi se Gjykata e Tiranës njeh për kryetar Bashën.

Kryekomisioneri sqaroi edhe njëherë se në regjistrin e partive ekziston vetëm një PD, ku Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij janë ata që disponojnë vulën dhe logon.

Tashmë pritet që beteja mes pjesëve të forcës më të madhe opozitare do të zhvendoset në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos