Legjenda e futbollit goditet me kokë nga një fans i Arsenalit

Nga A2 CNN
4 Shtator 2023, 10:40 | Futboll
Legjenda e futbollit goditet me kokë nga një fans i Arsenalit

Ish-legjenda e Manchester United, Roy Keane, u sulmua nga një tifoz brenda stadiumit Emirates të dielën, teksa po shkonte për të kryer punën e tij si komentator sportiv.

Ish-kapiteni 52-vjeçar i United u përball me një burrë në tribunën perëndimore teksa priste një ashensor për të zbritur në zonën e fushës.

Burri dyshohet se synoi ta godiste me kokë Keane, por e preku irlandezin vetëm në gjoks dhe mjekër, pasi u pengua të shkaktonte dëmtime të rënda fizike.

Pamjet që qarkulluan në mediat sociale treguan kolegun e Keane, Micah Richards që përpiqej të ndalonte tifozin, i cili u largua para mbërritjes së rojeve të sigurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos