
Partizani e nisi me këmbë të mbarë sezonin e mbrojtjes së titullit. Të kuqtë fituan 1-0 ndaj Laçit në “Arena e Demave”, takim ky i vlefshëm për javën e dytë të Kategorisë Superiore, por që ishte i pari për kampionët në fuqi, pasi ndeshjen e javës së parë ndaj Teutës, Partizani nuk e ka zhvilluar pasi ishte i angazhuar në Conference League.
Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u desh minuta e 93-të që vendasit të shënonin golin e fitores.
Maguette, pas një goditjeje këndi, shënoi me kokë duke i dhënë 3 pikët e para ekipit të drejtuar nga Zoran Zekiç. (A2 Televizion)